Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kroacisë dhe ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës, Oleg Butkoviq, në të cilin u diskutua për problemet në sektorin e transportit dhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral.
“Problemi me transportuesit dhe sistemi i ri i evidencës elektronike në vendet e zonës Shengen është thelbësor dhe prek sektorin e transportit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe kompanitë nga BE-ja që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të orientuara drejt eksporteve në tregjet evropiane. Kërkova mbështetje të fuqishme nga Qeveria e Kroacisë për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme në nivel të Bashkimit Evropian, e cila do të lehtësojë punën si të transportuesve nga Maqedonia ashtu edhe atyre rajonalë”, thuhet në publikimin e Nikolloskit në “Fejsbuk”.



