Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21, ishte i prerë në përgjigjen e tij kur u pyet nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se nuk do të ketë, por shtoi se duhen bërë shumë reforma për të qenë më mirë.
TV21: Kryeministër a ka gjasa të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare?
Mickoski: “Jo”.
TV21: Do të shkojmë në zgjedhje të rregullta?
Mickoski: Unë të gjithë emisionin fola sa punë të këqija i kemi rregulluar, dhe sa punë duhet të rregullohen. Sa reforma duhet të bëhen për të qenë më mirë. Dhe tash mendoni në fund të emisionit të them PO ne jemi të përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të hargjojmë edhe gjysmë viti”.



