Aksion i madh policor në rajonin e Tetovës, bastisje dhe arrestime në Bërvenicë

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në orët e mëngjesit në fshatin Bërvenicë nga zyrtarët e SPB Tetovë. Sipas burimeve jozyrtare nga vendngjarja, policia ka kryer kontrolle në disa shtëpi dhe objekte, duke vepruar me urdhër gjykate.

Gjatë bastisjeve në disa lokacione brenda fshatit janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municion, si dhe sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike, të cilat dyshohet se kanë qenë të destinuara për përdorim dhe shpërndarje.

Burimet bëjnë të ditur se disa persona janë privuar nga liria dhe janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme dhe dokumentimin e plotë të rastit. Prona e sekuestruar përfshin armë pa dokumentacion përkatës dhe substanca të dyshimta narkotike.

Nga SPB Tetovë ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me aksionin, ndërsa pritet që detaje shtesë të bëhen publike gjatë orëve në vijim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit