Një mundësi unike për fëmijët që ëndërrojnë skenën dhe artin e aktrimit! Aktori i njohur Adrian Aziri ka hapur zyrtarisht regjistrimet për Kursin e Aktrimit për fëmijë, një program i konceptuar për të zbuluar talentin, për të zhvilluar emocionin dhe për të ndërtuar vetëbesimin që në moshë të hershme.
Kursi përfshin:
Njohje & çlirim përmes lojërave trupore, zërit dhe improvizimit bazë
Emocioni & personazhi, punë me ndjenja, krijim karakteresh dhe improvizime
Teksti & disiplina, tekste të shkurtra, hyrje-dalje nga skena, ritëm dhe prova
Përgatitje skenike, për të ndihmuar fëmijët të ndihen të sigurt në skenë
Programi është i dedikuar për fëmijë të moshës 6–14 vjeç, ndërsa vendet janë të kufizuara. Kursi fillon më 7 shkurt, ora 12:00, dhe zhvillohet nën kujdes profesional në bashkëpunim me Galaxy Psychology – Tetovë.
📞 Regjistrimi: +389 70 598 677



