Që nga shfaqja e inteligjencës artificiale (IA), e cila reagon shumë shpejt, por me dyshime nëse mund t’i besohet gjithmonë, zakoni i konsultimit me gjigantin e dijes – Wikipedia, është ndërprerë, raporton shërbimi publik belg RTBF.
Wikipedia ekziston prej 25 vitesh, si një enciklopedi online ku kushdo mund të shkruajë dhe redaktojë. Ndryshe nga enciklopeditë e shtypura, gjithçka mbështetet në një komunitet të madh vullnetarësh që sigurojnë cilësinë e artikujve.Sot u shfaq një sfidë e re. Shumë njerëz kërkojnë përgjigje drejtpërdrejt nga inteligjenca artificiale, pa pasur nevojë të vizitojnë Wikipedia-n. Problemi është se faqja mbijeton falë donacioneve.
Më pak vizitorë do të thotë më pak mbështetje. Pa para është e pamundur të mirëmbash miliona artikuj online.
Megjithatë, inteligjenca artificiale nuk është e pagabueshme. Ajo përzien informacione nga të gjitha anët: disa janë të sakta, disa jo. Qëllimi i saj është të japë një përgjigje të shpejtë, jo domosdoshmërisht ta verifikojë atë.
Wikipedia, nga ana tjetër, mbështetet te njerëzit që diskutojnë, korrigjojnë dhe shtojnë informacione në burime.



