Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka kritikuar ashpër opozitën, duke vënë në dyshim rolin dhe qëndrimin e saj në zhvillimet aktuale politike në komunë.
Në një intervistë për ora24.tv, Qyra theksoi se opozita, edhe pse formalisht duhet të jetë më aktive dhe më kritike, në praktikë po mbron politikat e vjetra dhe vendimet e ish-kryetarëve të komunave.
Sipas tij, opozita po justifikon dhe po mbron ish-drejtorët e emëruar nga udhëheqjet e kaluara, gjë që, siç tha ai, ngre dyshime serioze për një marrëveshje të fshehur mes opozitës dhe ish-kryetarëve.
“Në këtë rast lind pyetja e natyrshme: kush është në koalicion me kë?”, u shpreh Qyra.
Ai theksoi se koha e politikave të vjetra ka përfunduar, duke nënvizuar se administrata aktuale po udhëhiqet nga një qasje e re dhe transparente.
“Politikat e vjetra kanë mbaruar. Tani kemi politika të reja dhe një mënyrë të re të qeverisjes”, deklaroi Mendi Qyra.
https://www.facebook.com/share/r/1ARrwquoLw/



