Pesë kandidatë janë paraqitur në konkursin e Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që skadoi mbrëmë në mesnatë, por në mënyrë që të mbyllet lista, lihet haësirëprej 2-3 ditë për paraqitje të mundshme që janëdërguar me kohë me postë, ndërsa ende nuk kanë arritur, thonë për MIA-n nga shërbimi i Kuvendit për shtyp.
Nga atje emrat e kandidatëve nuk i zbulojnë, por siç konfirmuan edhe disa nga vetë të paraqiturit, bëhet fjalë për u.d prokuroren e tanishme publike, Anita Topollova-Isajllovska, prokuroren Lençe Ristovska, gjykatësi nga Gjykata penale, Nenad Savevski, ish-kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski, dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviq.
Gjykatësi nga Gjykata penale, Savevski, dhe prokurorja Raiçeviq, për MIA-n e konfirmuan kandidaturën, ndërsa në deklaratë për mediumet u përgjigjën në mënyrë konfirmuese edhe prokurorja Ristovska dhe u.d. prokurorja shtetërore Topollova-Isajllovska.
Kandidaturën e vet për konkursin për prokuror publik të RMV-së që e shpalli Kuvendi, deri më tani e konfirmoi ish-kryetari i Gjykatës thememelore Shkup, Vlladimir Pançevski. Në paraqitjen e Pançevskit të parashtruar më 21 janar në Kuvend ceket se ai i përmbushë të gjitha kushtet ligjore për kryerje të funksionit prokuror shtetëror publik.
“Në shtojcë drejtuar organeve kompetente ka parashtruar propozim-dokumentacion të plotë dhe dëshmi për përmbushje të kushteve të përgjithshme të konstatuara në nenin 61 të Ligjit për Prokurorinë publike, si dhe dëshmi për përmbushje të kushteve të posaçme nga neni 62 paragrafi 1 alinea 1 nga ky Ligj”, ceket në paraqitjen e Pançevskit në Kuvend.
Kandidaturë për funksionin paralajmëroi edhe ish-prokurori i lartë publik i Prokurorisë së lartë publike, Mustafa Hajrullahi, por megjithatë hoqi dorë nga qëllimi.
Në vendin e Ljupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar, erdhi prokurorja Topollova-Isajllovska si u.d. prokurore publike shtetërore, e cila ishte kandidatja e vetme, por nuk mund të qëndrojë në pozitë më gjatë se gjashtë muaj.
Fillimisht, më herët, sot në ditën e fundit të konkursit, nga shërbimi i Kuvendit për shtyp deklaruan se në arkivin e Kuvendit janë parashtruar katër paraqitje për këtë pozitë, por nuk ndanë hollësi për atë se kush janë parashtruesit.
Procedura për zgjedhje të prokurorit të ri publik shtetëror filloi me konkursin që e shpalli Kuvendi për 12 janar të këtij viti, me afat paraqitjeje prej 15 ditëve nga dita e shpalljes në “Gazetë zyrtare”. Kandidatët duhet të kenë stazh të pandërprerë pune prej së paku 10 viteve si prokurorë publik apo gjykatës nga fusha e së drejtës penale.
Sipas Ligjit për Prokurorinë publike, kandidaturat ridërgohen në Qeveri. Pas paraqitjes, Qeveria kërkon mendim nga Këshilli i prokurorëve publik për të gjithëkandidatët. Këshilli është i obliguar të parashtrojë mendime arsyetuese në afat prej 15 ditëve. Nëse Këshilli nuk jep mendim pozitiv për asnjërin prej kandidatëve të paraqitur, Qeveria nuk mund të konstatojë propozim dhe i propozon Kubendit të shpallë konkurs të ri. Me 61 vota të deputetëve duhet të zgjedhet prokurori i ri publik shtetëror.



