Forcim i koordinimit institucional: Memorandum bashkëpunimi ndërmjet QMK-së dhe Kryqit të Kuq

Sot u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga drejtori i QMK-së, z. Muhamed Ali, dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, z. Sait Saiti.
Me këtë Memorandum thellohet bashkëpunimi institucional dhe vendoset kornizë për veprim të koordinuar, parandalimin, përgatitjen dhe menaxhimin e situatave të krizës dhe emergjencave. Dokumenti parasheh planifikim të përbashkët, shkëmbim informacionesh dhe burimesh, organizim të trajnimeve dhe ushtrimeve në terren, si dhe zhvillimin e sistemeve të përputhshme për reagim më të shpejtë dhe më efektiv ndaj krizave.
Theks i veçantë i kushtohet forcimit të kapaciteteve operative, avancimit të koordinimit të ndërsjellë dhe rritjes së vetëdijes publike te qytetarët, përfshirë promovimin e numrit për thirrje emergjente 112.
Nënshkrimi i Memorandumit përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të fortë dhe më rezistent për menaxhimin e krizave, në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve, të mirave materiale dhe sigurisë së shtetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit