Më 1949, për herë të parë në histori u mbajt ceremonia e çmimeve Emmy, një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së televizionit amerikan.
Eventi u organizua në Hollywood Athletic Club, duke shënuar fillimin e një tradite që sot konsiderohet ndër më prestigjiozet në botën e argëtimit.
Çmimet Emmy vlerësojnë përsosmërinë artistike dhe teknike në industrinë e televizionit, duke nderuar aktorë, regjisorë, producentë dhe profesionistë të tjerë të ekranit të vogël.
Me kalimin e viteve, ceremonia është ndarë në disa kategori, ndër të cilat Primetime Emmy Awards dhe Daytime Emmy Awards janë ato që marrin mbulimin më të madh mediatik dhe vëmendjen ndërkombëtare.
Sot, Emmy konsiderohen një nga katër çmimet më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara, së bashku me Oscar (film), Grammy (muzikë) dhe Tony Awards (teatër), duke formuar të ashtuquajturin “EGOT” në botën e artit dhe argëtimit./KultPlus.com



