Faton Selami sot jep deklaratë solemne si Avokat i ri i Popullit

Avokati i sapozgjedhur i Populli, Faton Selami, sot do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Selami vjen në vend të ish- Avokatit të Popullit Naser Ziberi, i cili më 12 korrik 2025 e përfundoi mandatin për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim.

Ombudsmani i ri është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike, me provim të dhënë gjyqësor dhe noterial.

Mandati i Avokatit të Popullit zgjat tetë vjet, me mundësi për edhe një rizgjedhje, në përputhje me Ligjin dhe procedurat e Kuvendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit