Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të herëpashershme të shiut, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët qendrore dhe lindore të vendit. Në viset malore reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë dhe erë e lehtë nga juglindja.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 5 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme të shiut. Do të fryjë dhe erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 10 gradë Celsiusë.



