Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka përkujtuar sot 78-vjetorin e lindjes së veprimtarit dhe politikanit të shquar shqiptar, Arbën Xhaferi.
Me këtë rast, Thaçi ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te varri i Xhaferit, duke nderuar figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në jetën politike dhe intelektuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se Arbën Xhaferi mbetet një nga mendjet më të ndritura të politikës shqiptare, vizioni dhe veprimtaria e të cilit vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për brezat e rinj dhe për politikën shqiptare në përgjithësi.
Arbën Xhaferi lindi më 24 janar 1948 dhe ishte kryetar i PDSH-së deri në vitin 2007, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme politike dhe intelektuale.



