Ali Ahmeti ngushëllon familjen Duraku për ndarjen nga jeta të nënës

Lideri politik Ali Ahmeti shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës së bashkëveprimtarit dhe shokut të tij, Sadulla Duraku, zonjës Xhantape Duraku.

Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale, Ahmeti kujtoi kontributin e saj të jashtëzakonshëm gjatë kohës së luftës, duke hapur portat e shtëpisë për ushtarët e lirisë dhe duke i pritur me këshilla, bukë dhe ujë në ditë të vështira për vendin. Ai e përshkroi atë si një grua të urtë, të mençur dhe një nënë autentike shqiptare, që la gjurmë të pashlyeshme me sakrificën dhe qëndrimin e saj.

“Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh Sadullait, familjes Duraku dhe gjithë të afërmve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për nënën Xhantape Duraku. Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me paqe të përjetshme,” shkruan Ali Ahmeti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit