Novelat grafike dhe karikatura shqiptare në studimin e Oltsen Gripshit

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u bë promovimi i studimit të fundit të Oltsen Gripshit, mbi historinë e novelës grafike dhe të karikaturës shqiptare.

Ky studim i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, është i pari studim në këtë zhanër të artit pamor. Botimi që sjell Oltsen Gripshi, është ndër më të veçantit në llojin e vet, ku bën bashkë studimin, artin, historinë dhe sociologjinë pas karikaturave të kohës dhe lindjes së novelës grafike në Shqipëri.

Në këtë promovim ishte i pranishëm autori si dhe dy studiuesit e mirënjohur Suzana Varvarica Kuka dhe Abaz Hado, së bashku me Majlinda Toçin, zëvendësdrejtore e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Në aktivitet ishin ekspozuar edhe imazhe të riprodhuara nga periodikët e vjetër, pjesë e koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë./atsh/KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit