11.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Maqedoni e Veriut: Bujqit ulin prodhimin, s’kanë ku i shesin produktet

Fakultetin e Bujqësisë dhe në bazë të analizave, fermerët të jenë në dijeni se cilat zona janë të përshtatshme për mbjelljen e kulturave të caktuara dhe cilat mënyra duhet aplikuar gjatë kultivimit që produktet e caktuara të jenë në gjendje t’u bëjnë ballë ndryshimeve klimatike.

“Autoritetet kompetente shkencore duhet të bëjnë një ekzaminim të tokës në tërë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të thonë se në cilat zona disa kultura bujqësore do të zhvillohen më së miri”, thotë Stojkovski duke shtuar se kjo është arsyeja kryesore që ka ulur prodhimin e produkteve bujqësore.

Ai kujton se më parë ishin agronomët ata që bashkë me buqit kontribuuan që Maqedonia e Veriut të jetë një kopsht perimesh, jo vetëm për vendet e ish-Jugosllavisë, por edhe më gjerë.

Ministria e Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, nga viti 2010 deri më tani ka ndarë rreth 1.5 miliard euro në formë të subvencioneve për bujqit.

Këto mjete, megjithatë, nuk kanë kontribuar në rritjen e shfrytëzimit të tokës bujqësore.

Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të vitit 2022 nga sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore prej 514.436 hektarësh, janë mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore vetëm 275.297 hektarë, ose 53 për qind e tokës bujqësore.

Arben Halili, ish-drejtor i Odës Ekonomike dhe ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tetovës, thotë për REL-in se subvencionet për bujqit janë më se të rëndësishme, por për të pasur efekt ato, duhet ndryshuar modeli i zbatimit të tyre.

“Së pari, për fat të keq, një pjesë e fermerëve subvencionet nuk i shohin si një komponentë zhvillimore, por si një komponentë sociale”, thotë Halili.

Në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, sektori i bujqësisë në Maqedoninë e Veriut merr pjesë me 8.6 për qind në Bruto Prodhimin e përgjithshëm Vendor.

Në vitin 2022, fermerët në vend kanë prodhuar më së shumti misër – 286.455 tonë, pasuar nga 238 mijë tonë speca, 196 mijë tonë patate, 151 mijë tonë domate dhe 164 mijë tonë mollë./REL

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit