Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me shfrytëzimin e mjeteve financiare për kompanitë vendore, deklaroi se pjesa më e madhe e fondeve tashmë është realizuar përmes Bankës Zhvillimore informon Tetovasot.
“Deri më tani, praktikisht përmes Bankës Zhvillimore janë transferuar rreth 225 milionë euro nga gjithsej 250 milionë euro. Bëhet fjalë për kredi të cilat Qeveria, në mënyrë të kushtëzuar, i subvencionon me normë interesi prej 1,95 për qind, me periudhë grejs deri në tre vjet dhe afat shlyerjeje deri në 15 vjet”, tha Mickoski.
Ai theksoi se pritet që realizimi i plotë i këtyre mjeteve të përfundojë brenda tremujorit të parë të këtij viti.
“Pres që shumë shpejt, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, këto mjete të shfrytëzohen plotësisht. Së bashku me investimet vetanake të bankave në projekte zhvillimore të kompanive, po mbështetet drejtpërdrejt ekonomia dhe sektori i biznesit. Në këtë mënyrë, Maqedonia po pozicionohet si një nga vendet udhëheqëse në rajon në hartën investuese”, deklaroi kryeministri raporton TS.
Mickoski shtoi se rritja ekonomike gjatë vitit 2025 ka qenë me shifra dyshifrore, dukshëm më e lartë krahasuar me vendet e eurozonës, ku rritja sillet rreth 2 deri në 2.5 për qind.
“Jam vërtet i kënaqur me mënyrën se si këto mjete po shfrytëzohen”, përfundoi Mickoski.TS



