64-vjetori i krijimit të Konservatorit Shtetëror të Tiranës

Më 15 janar të vitit 1962 u themelua Konservatori Shtetëror i Tiranës.

Themelimi i tij i parapriu krijimit të Fakultetit të Muzikës, sot pjesë e Universitetit të Arteve.

Konservatori Shtetëror u drejtua fillimisht nga prof. Albert Paparisto, i cili ishte gjithashtu drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit.

Misioni i Konservatorit ishte përgatitja e profesionistëve në fushat kryesore të muzikës, duke ofruar formim në: piano, harqe e vegla frymore, këngë, dirigjim kori dhe orkestre, kompozicion, si dhe në disiplinat teorike.

Personalitete të shquara të muzikës shqiptare ishin pjesë e stafit pedagogjik, ndër të cilët: Çesk Zadeja, Marie Kraja, Ymer Skënderi, Hamide Stringa, Mihal Ciko. Krahas tyre, si pedagogë të jashtëm u angazhuan edhe artistë të njohur si Ramadan Sokoli, Ramiz Kovaçi, Tish Daija, Mustafa Krantja, Rifat Teqja, Ramazan Kaponja, Isuf Spahiu, Milto Vako etj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit