Policia e Kumanovës ka sekuestruar një makinë në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës në kuadër të hetimi që po kryhet mbi përdhunimin dhe shantazhin e së miturës nga ana e disa personave, dy prej të cilëve ndodhen në paraburgim.
Informacionin se vetura e tipit Golf 5 ngjyrë e kuqe me targa të Kumanovës ndodhet në Stacionin Policorë e konfirmoi Ministria e Brendshme, përcjell Alsat.
“Makina është sekuestruar me qëllim kryerjen e masave krim-teknike e që lidhen me veprat penale të kryera në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës”, thonë nga Ministria e Brendshme.
Jo zyrtarisht, e mitura në deklaratën e saj para policisë kishte deklaruar se akti i përdhunimit kishte ndodhur në një makinë. Për këto arsye policia e ka sekuestruar makinën dhe brenda të njëjtën kërkon prova që duhet ta vërtetojnë veprën penale.
Ndërkohë prej një javësh tashmë, telefonat celular të dy të dyshuarve që ndodhen në paraburgim dhe telefoni i së miturës janë dërguar për ekspertiza shtesë.
Nga aty pritet të dalin të gjitha dëshmitë për dyshimet e bazuara se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë, të cilëve nëse i përputhen veprimet me veprat penale, do të përfshihen në hetim.
Në deklaratën para prokurorisë, e mitura ka pranuar se është shantazhuar dhe abuzuar seksualisht. Për shantazhin që i është bërë është detyruar t’i japë rreth 20 mijë euro, prej të cilat 12 mijë i ka marrë kursime nga shtëpia ndërsa 8 mijë të tjera i ka kërkuar nëpër të afërmit e saj.
Nëse paratë e zhvatura kanë përfunduar vetëm në xhepin e personit të dyshuar për shantazh dhe përdhunim ose jo, këtë pritet ta konfirmon hetimi dhe gatishmëria e të dyshuarit për të bashkëpunuar me organet ligj zbatuese.
Shantazhi ka ndodhur për më tepër se gjashtë muaj.
Në dyshimet e para policia kishte hetuar në më tepër pista, për më shumë persona të përfshirë.
Kjo ishte konfirmuar edhe nga numri i personave të thirrur në biseda informative.
Një pjesë e personave të thirrur janë intervistuar vetëm për kontaktin që kanë pasur dhe bisedat me të miturën për t’i dhënë para borxh dhe ka rezultuar që nuk kanë shantazhuar dhe as abuzuar me të miturën./ Alsat.mk



