Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nderuar me medaljen më të lartë shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila mban emrin e themeluesit të këtij shteti, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan. Nderimi i është akorduar nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Përmes një reagimi publik, Rama u shpreh thellësisht i prekur nga surpriza dhe nderimi i jashtëzakonshëm, duke e cilësuar këtë medalje si respektin dhe vlerësimin më të madh që i është bërë ndonjëherë një kryeministri shqiptar nga një vend mik.
Ai theksoi se dekorata e marrë është një krenari për Shqipërinë dhe një dëshmi e marrëdhënieve të forta miqësore mes dy vendeve, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed, të cilin e cilësoi si një mik të madh të shqiptarëve. Rama shtoi se ky vlerësim u kushtohet gjithashtu të gjithë qytetarëve shqiptarë që i kanë besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e vendit.
Postim i plotë i Ramës:
THELLËSISHT I PREKUR PREJ SURPRIZËS SË PAIMAGJINUESHME DHE NDERIMIT TË JASHTËZAKONSHËM NGA PRESIDENTI I EMIRATEVE TË BASHKUARA, SHEIKH MOHAMMED BIN ZAYED AL NAYAN![]()
AKORDIMI I MEDALJES MË TË LARTË TË VENDIT MIK, E CILA MBAN EMRIN E THEMELUESIT TË EMIRATEVE TË BASHKUARA, SHEIKUT ZAYED, ËSHTË RESPEKTI DHE VLERËSIMI MË I MADH PËR NJË KRYEMINISTËR SHQIPTAR, QË E MORA PËRULËSISHT PLOT ME KRENARI PËR SHQIPËRINË, E ME MIRËNJOHJE TË THELLË PËR MIKUN E MADH TË SHQIPTARËVE, LARTËSINË E TIJ SHEIKH MOHAMMED BIN ZAYED, SI EDHE PËR ÇDO SHQIPTAR QË MA KA BESUAR UDHËHEQJEN DHE PËRFAQËSIMIN E ATDHEUT TONË TË PËRBASHKËT![]()
![]()
![]()



