Për 10,3 për qind rritet numri i turistëve të huaj në periudhën janar-nëntor të vitit 2025

Në nëntor të vitit 2025 gjithsej 77.570 turistë kanë realizuar 146.605 bujtje në vend. Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 25,7 për qind janë të vendit, ndërsa 74,3 për qind janë turistë të huaj.

Enti Shtetëror i Statistikës sot njoftoi se më së shumti turistë të huaj në nëntor kishte nga Turqia, 12.401 pastaj vijojnë Gjermania – 11.812, Serbia – 3.793, Greqia – 3506…

Numri i bujtjeve në nëntor të vitit 2025 arrin 146.605, nga të cilët 33,9 për qind janë nga turistët vendor, ndërsa 66,1 për qind nga turistët e huaj.

Në periudhën janar-nëntor të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 6 për qind, me një rënie prej 3,5 për qind të turistëve vendor, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 10,3 për qind.

Në periudhën janar-nëntor 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak, numri i përgjithshëm i bujtjeve është rritur për 0,8 për qind, ashtu që te turistët vendor ka ulje prej 4,3 për qind, ndërsa te ata të huaj ka rritje për 6,9 për qind.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit