14.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Nga Kosova në Bazel – rruga e Leos drejt suksesit si stilist i flokëve

Në qendër të Bazelit, një qytet të mbushur me jetë dhe kulturë, gjeni atelierin e një artisti të veçantë të flokëve – “Leovee Hairartist”, ku Leutrim Vezaj, i njohur si Leo, sjell pasionin dhe kreativitetin e tij shqiptar në zemër të Zvicrës. Origjina e tij nga Kosova dhe rrugëtimi i tij i mrekullueshëm nga një emigrant 16-vjeçar që nuk fliste gjuhën, në një stilist të njohur me një biznes të suksesshëm, është një histori frymëzimi për shumë.

“Quhem Leo, jam nga Bazeli, shqiptar, nga Kosova, tridhjetë e tetë vjeç dhe punoj si frizer në Bazel”, shprehet ai me një ton modestie dhe krenarie për identitetin dhe arritjet e tij. Lufta e vitit 1999 e detyroi të linte vendlindjen dhe të kërkonte një fillim të ri në Zvicër, ku pavarësisht sfidave, ai gjeti rrugën e tij drejt pasionit që do të formonte të ardhmen e tij.

Leo e kujton fillimin e tij të vështirë, “Ka qenë shumë vështirë se nuk e dija gjuhën, por e kam filluar dhe e kam mësuar me shumë sukses”. Ai i atribuon suksesin e tij përkushtimit dhe dëshirës së palëkundur për të mësuar. “Ka qenë një kohë e vështirë, domethënë, kam mbajtur shumë kurse gjermanisht, edhe pse e kam bërë profesionin”, shprehet ai mbi betejën e tij me përshtatjen dhe integrimin.

 

Në vitin 2007, guximi dhe ndërmarrësia e tij u konkretizuan kur ai hapi lokalin e tij të parë, duke u ngritur nëpërmjet sfidave: “Dy vite pas, e kam qelë lokalin tim… ka qenë shumë vështirë vitet e para”. Suksesi i tij tregoi se është e mundur të arrish në majë me punë të vazhdueshme dhe një qëndrim pozitiv.

Një nga momentet që i dha Leos konfirmimin që kishte të nevojshmen për të dalë në pah ishte kur, gjatë viteve të tij të hershme si stilist i flokëve, kreu një veprimtari të veçantë që tërhoqi vëmendjen e shefes së tij. “E ka ba këtë Leo?” i kishte thënë ajo, të cilës ai iu përgjigj me siguri, “Po.” Kjo përvojë e fuqizoi besimin e tij në vetvete, “aty e kam vërtetu që është diçka që ndoshta paskam talent.”

Edukimi dhe avancimi i tij nuk ndaloi aty. Si freelancer në Schwarzkopf, ai pati mundësinë të zgjerojë dijet e tij: “Është dashur ta mbyll lokalin që të shkoj për të mësuar atje.” Përvoja e tij atje i hapi dyert për t’u bërë një mësues dhe mentor për brezin e ardhshëm të stilistëve, “Prej kur kam kryer masterin, i mësoj nxënësit dhe jam krenar”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit