Dhjetori me çmime më të larta: Inflacioni vjetor arrin 4,1%

Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në dhjetor 2025, krahasuar me nëntorin 2025, ka qenë 0,4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Indeksi i shpenzimeve të jetesës në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënon rritje prej 4,1 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë rritje prej 3,6 për qind.

Enti Shtetëror i Statistikave sqaron se rritja e inflacionit në dhjetor 2025, krahasuar me nëntorin 2025, është rezultat i rritjes së shpenzimeve të jetesës në grupet: transport, rekreacion dhe kulturë, shëndetësi, restorante dhe hotele, si dhe shpenzimeve për banim. Ulja e shpenzimeve të jetesës në dhjetor, krahasuar me nëntorin, është evidentuar te ushqimi dhe pijet joalkoolike, veshmbathja dhe këpucët, arsimi dhe komunikacioni.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit