12.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Një pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ambasadori i bindur se do të ndodh së shpejti

Në takimin e zhvilluar ndërmjet ministrit për punë të brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, dhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup, Florijan Çehaja, diskutua edhe për pikën e përbashkët ndërmjet dy shteteve, transmeton Portalb.mk.

“Ambasador Çehaja poashtu u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm të pasur në të gjitha fushat, posaçërisht në fushën e punës kufitare dhe shprehu bindjen se në afatin kohor më të shkurtër që të jetë e mundur pas përfundimit të procedurave ligjore do të fillojë të funksionojë mekanizimi “One Stop Shop“ për kalimin e kufirit shtetëror ndërmjet dy vendeve”, njoftoi Policia.

Ministri Toshkovski ka theksuar edhe mirëkuptimin e Kosovës që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të mund të kalojnë kufirin e Kosovës edhe me dokumentet me emrin e vjetër të shtetit “Maqedoni”.

Ndryshe, më 22 dhjetor të vitit të kaluar, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është ratifikuar marrëveshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për marrëveshjen kufitare ndërmjet këtyre dy shteteve. Kjo marrëveshje mundëson një pikë kufitare. Ky vendim përfshin kalimin kufitar “Bllacë-Hani i Elezit” dhe “Jazhincë-Glloboçicë”.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria më 31 korrik të këtij viti ka filluar zbatimin e pikës së përbashkët kufitare në pikën kufitare Qafthanë me Republikën e Shqipërisë. Me të duhet të mundësohet fluks më i shpejtë i qytetarëve nga të dy vendet, si dhe kompanive që transportojnë produkte në këtë pikë kufitare.

Lajme të ngjajshme

1 Koment

  1. I usually do not leave a response, but after reading through
    a few of the responses on this page Një pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës,
    ambasadori i bindur se do të ndodh së shpejti – Ora24.tv.
    I actually do have some questions for you if you tend not to
    mind. Is it just me or does it look like some of the remarks
    appear like they are left by brain dead folks?
    😛 And, if you are posting on additional online
    social sites, I would like to keep up with you.
    Could you list of every one of all your social sites like your twitter feed, Facebook page or linkedin profile? https://glassi-freespins.blogspot.com/2025/08/how-to-claim-glassi-casino-free-spins.html

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit