Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) tashmë janë numëruar rreth 80 për qind të votave me postë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Bazuar në përditësimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me mbi 70%, pasuar nga LDK me 10.64% dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës me 8.33 për qind.
Ndërsa bazuar në rezultatet e përmbledhura nga KQZ, VV ka marrë 50.52% apo 462,487 vota dhe e dyta është PDK me 20.48% – 187,455 vota./Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.




