Përplasje gjatë natës te Kryeministria në Tiranë: Policia ndërhyn sërish në protestë, Lapaj përfundon në spital (VIDEO)

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u rikthye mbrëmjen e djeshme përpara Kryeministrisë së bashku me mbështetësit e tij, një ditë pas tensioneve të shënuara mesditën e së dielës gjatë protestës së organizuar prej tij, ku pati përplasje me efektivët e Policisë.

Edhe në orët e para pas mesnate, Policia ndërhyri sërish, duke u përplasur me Lapajn dhe mbështetësit e tij. Gjatë këtyre momenteve raportohet se Lapajt i ka rënë në kokë një bombol gazi, për çka është dërguar në Spitalin Ushtarak për mjekim të specializuar. “I ra bombola Tikut, i ra bombola gazit, thërrisni ambulancën”, dëgjohen të thonë mbështetësit e tij.

Ndërkohë mëngjesit e sotëm, kreu i Lëvizjes Bashkë, Adriatik Lapaj, ka postuar videon e mëposhtëme së bashku me komentin bashkëlidhur:

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit