Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar një lajm të mirë për qytetarët që në fillim të vitit. Për herë të parë, Komuna e Butelit ka siguruar ndihmë financiare prej 5.000 denarësh për çdo fëmijë të porsalindur.
Sipas Kostovskit, kjo masë është pjesë e Programit për Mbrojtje Sociale për vitin 2026 dhe paraqet një angazhim konkret për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të reja në komunë.
Ai theksoi se gjatë fushatës zgjedhore ishte premtuar ndihmë prej 3.000 denarësh, por falë menaxhimit të përgjegjshëm të buxhetit komunal, kjo shumë është rritur në 5.000 denarë për çdo të porsalindur.
“Ne nuk ndalemi këtu. Përveç mbështetjes financiare, po investojmë fuqishëm në infrastrukturë për të ardhmen e fëmijëve”, ka shkruar Kostovski.
Aktualisht po ndërtohen dy çerdhe në Butel 1 dhe Butel 2, ndërsa në periudhën e ardhshme janë planifikuar edhe tre çerdhe të reja në Radishan, Vizbegovë dhe Butel 1.
Sipas kryetarit të komunës, vizioni është i qartë: krijimi i kushteve më të mira për zhvillim, siguri dhe të ardhme më të ndritur për çdo familje në Butel.



