Zgjedhjet në Kosovë, nis numërimi i votave nga 29 përfaqësitë diplomatike

Ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi tha se pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve nga përfaqësitë diplomatike do të vazhdojë numërimi nga votimi përmes postës.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike. Siç e dini, më 27 dhjetor 2025, në 29 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës, është zhvilluar votimi për shtetasit e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga këto misione diplomatike. Nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24% dhe këto fletëvotime do t’i nënshtrohen numërimit”, deklaroi Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së, Kosovë. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit