Sot varroset me nderime shtetërore ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci

Sot, më 2 janar, në Varrezat e Dragodanit do të varroset ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Ceremonitë mortore do të zhvillohen sipas një agjende zyrtare të bërë publike nga familja Daci.

Homazhet për të ndjerin do të mbahen nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, në Sallën Plenare të Kuvendit do të organizohet Akademia Përkujtimore.

Varrimi me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20 në Varrezat e Dragodanit.

“Familja Daci falënderon të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe respektin e treguar në këto momente zie.

E pamja do të mbahet nga data 03 deri më 05 janar, në Hotel Sirius, nga ora 10:00 – 17:00.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkruhet në njoftimin familjar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit