Deon Shabani, fëmija i parë i lindur në vitin 2026 në Tetovë!

Në Tetovë, foshnja e parë e lindur në vitin 2026 është një djalë, përcjell TV21. Kryetar i komunës, Bilall Kasami bashkë me familjen e tij ka vizituar foshnjën dhe nënën e foshnjës, Ajsere Shabanin. Kasami ka njoftuar se djali quhet Deon.

“Deon Shabani, banori më i ri i Tetovës! Në orët e para të tij, Tetova u bë shtëpi e një mrekullie të vogël. Deon Shabani, një mrekulli që hapi vitin, një lindje që solli dritë, shpresë dhe buzëqeshje. Të kesh shëndet dhe lumturi Deon!”, ka shkruar Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit