Gruaja e kryetarit të VMRO-DPMNE, Rozi Mickoska, vizitoi sot nënat e sapolindura në Qendrën Klinike të Gjinekologjisë (GAK) dhe në Gjinekologji Çair, ku dhuroi dhurata për foshnjat e para që lindën pak minuta pas mesnatës.
Gjatë vizitës, Mickoska ishte shoqëruar nga kryetari i qytetit të Shkupit, Orcë Gjorgjievski, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, dhe në Çair edhe nga kryetari i komunës, Izet Mexhiti.



