Vitin që e lamë pas ishte një vit pune serioze, vendime të kujdesshme dhe qëllim të qartë, stabilizimin e financave publike dhe mbrojtjen e sigurisë ekonomike dhe të qytetarëve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
“Në vitin 2026 vazhdojmë me menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike, përkrahjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e kushteve për investime të reja. Ky ishte mesazhi i ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në fjalimin e saj të fundvitit.
Vitin që e lamë pas ishte një vit pune serioze, vendime të kujdesshme dhe qëllim të qartë – stabilizimin e financave publike dhe mbrojtjen e sigurisë ekonomike të shtetit dhe të qytetarëve.
Me menaxhim të përgjegjshëm, politikë fiskale të disiplinuar dhe kontroll të shpenzimeve publike, arritëm t’i stabilizojmë financat publike.
Mbajtëm nën kontroll deficitin, ruajtëm likuiditetin e buxhetit dhe përforcuam besimin në sistemin financiar.
Paralelisht, investuam me përgjegjësi – në mbrojtjen shëndetësore, arsim, infrastrukturë dhe projekte kapitale që përforcojnë ekonominë dhe mbrojnë standardin e jetesës së qytetarëve.
Këto rezultate nuk janë të rastësishme. Ato janë fryt i vizionit të qartë, vendimeve të vështira por të nevojshme dhe angazhimit të përbashkët për stabilitet dhe qëndrueshmëri.
Vitin që vjen e presim me shumë siguri. Viti i ardhshëm do të jetë më i qëndrueshëm dhe më stabil – me vazhdimin e konsolidimit fiskal, përkrahjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e kushteve për investime të reja. Qëllimi ynë janë financat publike stabile që do të jenë bazë për një standard më të mirë jetese dhe të ardhme të parashikueshme”, thonë nga Ministria e Financave.



