Në mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët në vend prej -14 Celsius është matur në Kodrën e Diellit, bëri të ditur.DPHM. Më pas vijojnë -12 Hanet e Mavrovës, -10 Kriva Pallanka, Berovë, Krushevë, -6 Vinicë, Kumanovë, -5 Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, -4 Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Shtip, Ohër, -3 Strumicë, Veles, Kavadar, Pretor, -2 Demir Kapi, 0 në Gjevgjeli.
Moti sot do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Vende-vende do të ketë kushte për reshje bore. Do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga -3 deri në 6 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me erë mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 3 gradë, theksojnë nga DPHM.



