Moti me diell dhe vranësira, temperatura deri në 11 gradë

Moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite dhe kah fundi I ditës vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 11 gradë.

Në Shkup moti paradite do të jetë me diell, pasdite me vranësira. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10 gradë Celsiusë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit