Aliu: Klinika e Gjinekologjisë është simbol i jetës së re

Shkup, 29 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski, sot vizituan Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ku është realizuar rinovimi i disa hapësirave që çdo ditë shfrytëzohen nga mijëra paciente. Investimi i përgjithshëm kap vlerën mbi 34 milionë denarë.

“Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës është vendi ku fillojnë jetë të reja, ku merren vendime të vështira dhe ku besimi në sistemin shëndetësor duhet të jetë absolut. Prandaj çdo investim këtu ka peshë dhe përgjegjësi të veçantë. Nga sipërfaqja e përgjithshme e klinikës, janë rinovuar 2 mijë metra katrorë, përkatësisht i gjithë kati përdhes, i cili përfshin hollin hyrës, pjesën poliklinike me ambulanca, laboratorin HPV, laboratorin biokimik si dhe ambulancën e urgjencës. Kjo do të thotë organizim më të mirë, shërbim më të shpejtë dhe kujdes më cilësor, pikërisht aty ku është më së shumti e nevojshme”,- deklaroi ministri Aliu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit