Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, realizoi një vizitë në Qendrën për Përkujdesje të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta CFDK në Strugë, në frymën e festave të Vitit të Ri dhe solidaritetit njerëzor.
Gjatë vizitës, përfituesve të qendrës iu shpërndanë pako të Vitit të Ri, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje në mesin e fëmijëve dhe stafit. Me këtë rast, kryetari Qyra u uroi atyre një vit të ri të suksesshëm, të mbushur me shëndet, dashuri dhe gëzim.
Ai theksoi se Komuna e Strugës do të vazhdojë mbështetjen e plotë për punën dhe misionin fisnik të Qendrës CFDK, duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm për përkujdesjen dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në shoqëri.




