Nesër në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Nesër në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ndërkohë sot të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzon diaspora nëpër përfaqësitë e ndryshme diplomatike. Procesi i votimit po zhvillohet në 40 vendvotime, që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të huaja. Gjithsej numri i diasporës që është regjistruar për të votuar në këto zgjedhje, përfshirë përmes votimit me postë është pak mbi 77 mijë. Ndërkohë partitë politike sot e përmbyllin fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen nesër në Kosovë. LDK-ja fushatën e ka përmbyllur mbrëmë, ndërsa AAK-ja e përmbylli sot në Prishtinë. PDK-ja e përmbyll fushatën në AMC Hall në Prishtinë, duke nisur nga ora 17:30, kurse Lëvizja Vetëvendosje përmbyll fushatën në sallën e madhe të sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit