Mungesa e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa – Cali, në varrimin e babait të tij, Jahja Mustafa, ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjes së tij, miqve dhe bashkëluftëtarëve. Cali, ish-pjesëtar i UÇK-së, vuan dënimin me 15 vjet burg nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sot, në ceremoninë e varrimit të Jahja Mustafës, Hysni Gucati kryetar i OVL- UÇK theksoi se pavarësisht dhimbjes, familja do të gjejë forcë për të përballuar këtë humbje, megjithatë ai i kritikoi ashpër Dhomat e Specializuara në Hagë, për moslejimin e vizitës humanitare për ish-pjesëtarin e UÇK-së, Salih Mustafa – Cali



