Bilalli-Zendeli: BDI propozon Marrëveshje kombëtare për përparim

Nënkryetarja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, sot në konferencë për shtyp tha se BDI në kongresin e pestë të partisë, ka dalë me propozim për Marrëveshje kombëtare për përparim.

Ajo tha se kjo marrëveshje synon të kthejë shpresën dhe të krijojë mundësi të reja dhe perspektivë.

“Kjo është arsyeja pse BDI doli me propozimin për një Marrëveshje Kombëtare për Përparim. Kjo nismë nuk është partiake. Nuk është etnike. Ajo është mbi të gjitha këto. Është një platformë mbarëshoqërore, mbi partitë, mbi konfliktet artificiale dhe mbi narrativat e frikës. Kjo marrëveshje nuk synon të menaxhojë frikën, por të krijojë shpresë. Nuk synon të prodhojë konflikte, por mundësi”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit