Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve theksoi se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën që qeveria e BDI-së dhe LSDM-së, ku zëvendëskryeministër i parë ishte Artan Grubi, rekomandoi të hiqet balancuesi dhe për këtë BDI u detyrohet me kërkim falje para së gjithash qytetarëve shqiptarë, ndërsa Ligji për përfaqësim të drejtë të cilin e përgatiti kjo Qeveri mori rekomandim pozitiv nga Komisioni i Venecias, kurse vendimet e komisionit zbatohen sipas metodologjisë për aderim drejt BE-së.
Nuk është e saktë dhe nuk është e vërtetë që me ardhjen e kësaj Qeverie është fshirë instrumenti “Balancues”, e vërteta është se Qeveria në të cilën ishte BDI-ja, ndërsa zëvendëskryeministër apo zëvendëskryeministër i parë ishte Artan Grubi, në një mbledhje ka sjellë vendim me të cilin e fshin dhe jep mendim se duhet të fshihet instrumenti “Balancues”. E njëjta gjë më pas është përfshirë në raportin e skriningut të Bashkimit Evropian, kjo është e vërteta dhe të gjithë qytetarët në mbarë shtetin, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, duhet ta dinë të vërtetën sepse meritojnë ta dinë atë — potencoi kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve nga ana e deputetes Rina Ajdari nga BDI.
Kryeministri Mickoski theksoi se për Ligjin për përfaqësim të drejtë, Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandim pozitiv për këtë ligj, ndërsa vendimet e Komisionit të Venecias, sipas metodologjisë së re të aderimit dhe negociimit sipas klasterëve e kërkuar nga ana e Francës, janë vendime të cilat nuk komentohen por zbatohen, sepse janë pjesë e procesit aderues drejt Bashkimit Evropian.
Nga njëra anë flasim për BE-në, për anëtarësim në BE, për anëtarësim me të drejta të plota, ndërsa nga ana tjetër thoni se ligji ka qenë kështu apo ashtu. T’ju ndihmoj; Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandim pozitiv për miratimin e këtij ligji. Nëse juve ju pëlqen apo jo, unë nuk do të hyj në atë diskutim me të cilin do t’ju mundësoja të merrni frymëmarrje artificiale si opsion politik për të mbijetuar në skenën politike, sepse përjetuat debakël jo shumë kohë më parë me këto mesazhe, edhe atëherë e gjithë kjo ju dukej qesharake dhe sarkastike, por votuesit e thanë fjalën e tyre në zgjedhje dhe pasi e thanë atë, në vend që të nxirrni mësim, ju vazhdoni vazhdimisht të silleni ashtu, duke menduar se në atë mënyrë do të tërhiqni vëmendjen e votuesve dhe të opinionit.
Nuk do të hyj në ndarje etnike sepse kjo nuk është pjesë e karakterit tim, e kam thënë këtë shumë herë dhe do ta përsëris: si Kryetar Qeverie unë jam i të gjithë qytetarëve pa dallim të ndarjeve politike, etnike apo fetare dhe kështu do të vazhdoj të sillem sepse kjo është e rëndësishme për mua – deklaroi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski vuri në dukje se nxjerrja e të pavërtetave nga ana e deputetëve të BDI-së nga foltorja e Kuvendit nuk do t’u sjellë atyre pikë politike, por do t’u heqë, ndërsa e ndershme dhe fisnike do të ishte që të dalin, të tregojnë dhe të kërkojnë falje për faktin se Qeveria në të cilën BDI ishte partnere me LSDM-në është ajo e cila rekomandoi që të fshihet “Balancuesi”, ndërkohë që gjatë kohës së asaj Qeverie janë zgjedhur gjyqtarët e Kushtetueses të cilët sollën vendimin për shfuqizimin e “Balancuesit”.



