Me përzgjedhjen e Bekim Salit për Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane dhe Muhamet Hoxhës për Ministër të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, VLEN e vendos qartë drejtimin, drejt reformës, drejt Evropës dhe drejt shtetit që punon për qytetarin.

Emërimi i Bekim Salit është konfirmim i një profili politik me integritet, përvojë dhe vizion. Si deputet, Sali ka qenë ndër zërat më aktivë dhe konstruktivë në Parlament, duke iniciuar dhe mbështetur ligje konkrete në dobi të qytetarëve, reforma që kanë prekur drejtpërdrejt jetën e përditshme dhe kanë rritur standardet institucionale. Sot, në rolin e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit për Çështje Evropiane, ai merr përgjegjësinë për ta çuar përpara një nga shtyllat strategjike të VLEN dhe të Qeverisë: rrugën evropiane të vendit. Me lidership, profesionalizëm dhe vendosmëri, Bekim Sali do të intensifikojë reformat, rikthimin e besimit se integrimi evropian është proces real, i matshëm dhe i pakthyeshëm.
Po aq i rëndësishëm është emërimi i Muhamet Hoxhës në krye të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në një kohë kur mjedisi, hapësira urbane dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë sfida madhore, ky dikaster kërkon punë, profesionalizëm dhe vendimmarrje të guximshme. VLEN beson se Muhamet Hoxha do ta udhëheqë këtë sektor me përgjegjësi, duke vendosur interesin publik mbi çdo llogari tjetër dhe duke sjellë politika që mbrojnë mjedisin, rregullojnë hapësirën dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.
Këto emërime dëshmojnë qartë se VLEN sjell kuadro që punojnë, jo që flasin, që reformojnë, jo që improvizojnë, që e shohin shtetin si shërbim për qytetarin, jo si pronë partiake. Me Bekim Salin dhe Muhamet Hoxhën në këto poste kyçe, Qeveria fiton energji të re, orientim të qartë evropian dhe kapacitet për rezultate konkrete.
VLEN mbetet e përkushtuar ndaj reformave të thella, integrimit evropian dhe ndërtimit të institucioneve që punojnë me ndershmëri, transparencë dhe përgjegjësi. Kjo është rruga jonë. Kjo është zgjedhja jonë. Dhe këtë rrugë do ta ecim pa kompromis.
Për fund shprehim respekt dhe mirënjohje për ministrat e deritanishëm Orhan Murtezanin dhe Izet Mexhitin për kontributin e tyre të çmuar, për udhëheqjen e përgjegjshme dhe bashkëpunimin korrekt.





