Ministria e Bujqësisë njofton se sot ka paguar 1.211 blegtorë.
Kjo, në përputhje me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024″.
“Sot është realizuar pagesa e mjeteve në shumën e përgjithshme prej 335.963.096 denarë për 1.211 blegtorë, në përputhje me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024”.
“Sa i përket përfituesve të cilëve nuk u janë paguar mjetet në bazë të subvencioneve për vitin 2023, informojmë se të njëjtit duhet t’i drejtohen Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me qëllim që të bëhet verifikim i detajuar dhe shqyrtim i secilit rast individual“, thonë nga Ministria e Bujqësisë.





