MASH: Janë paguar bursat për nxënësit dhe studentët shfrytëzues të ri

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informoi se bursat për nxënës dhe studentë janë paguar për të gjithë shfrytëzuesit e rinj që kanë dorëzuar marrëveshjen për bursë brenda afatit të përcaktuar. Bëhet fjalë për 3300 nxënës dhe 3000 studentë, shfrytëzues të rinj të cilëve u janë paguar mjetet nga muaji shkurt 2024, transmeton Portalb.mk.

“Kandidatët e refuzuar për bursë do të kenë mundësinë e ankesës, pasi të marrin Aktvendimin në mënyrë elektronike, në të cilën është theksuar arsyeja e mospranimit të aplikimit. Dorëzimi elektronik i Aktvendimit bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe dokumenti dorëzohet direkt në profilin e nxënësit, gjegjësisht studentit. Kjo është risi e prezantuar për herë të parë këtë vit”, theksojnë nga MASH.

Afatet për ankesa do të fillojnë nga momenti kur nxënësi/studenti merr Aktvendimin. Përgatitja dhe dërgimi i Aktvendimeve zhvillohet në faza, sipas grupeve të bursave dhe të gjithë aplikantët për bursa do të marrin Aktvendim.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit