-0.2 C
Skopje
Saturday, December 20, 2025

Shënohet Dita e Arsimit Turk në Shkup, Mexhiti: Arsimi në gjuhën amtare është themel i barazisë

Një nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Arsimit Turk, të organizuar nga Shkolla Fillore “Tefeyyuz”, institucion me traditë të gjatë në arsimin në gjuhën amtare.

Me këtë rast, Mexhiti theksoi rëndësinë e arsimit turk në Maqedoninë e Veriut, rolin e tij në ruajtjen e identitetit kulturor dhe kontributin e vazhdueshëm të komunitetit turk në jetën arsimore dhe shoqërore të vendit.

Ai nënvizoi se kjo ditë përcolli mesazhe të qarta respekti, barazie dhe bashkëjetese, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbështetjen e arsimit në gjuhën amtare si vlerë e përbashkët e shoqërisë shumetnike.

Sipas Mexhitit, respektimi dhe avancimi i arsimit në gjuhën amtare për të gjitha komunitetet mbetet një nga shtyllat kryesore të barazisë, kohezionit shoqëror dhe ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit