-0.2 C
Skopje
Friday, December 19, 2025

U prononcuan nga Klinika e Gjinekologjisë! “I porsalinduri ka ndërruar jetë për shkak të mushkërive të pazhvilluara”

Klinika e Gjinekologjisë në Shkup njoftoi se obduksioni i të porsalindurit ka treguar se nuk ka pasur lëndime fizike të organeve, ndërsa vdekja ka ndodhur si pasojë e insuficiencës respiratore të shkaktuar nga sindroma e stresit respirator dhe mushkërive të pazhvilluara. Klinika thekson se familja është informuar personalisht për gjetjet e obduksionit. Në njoftim, Klinika shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime për familjen, duke theksuar se humbja përjetohet si tragjedi profesionale dhe emocionale, duke pasur parasysh se punonjësit janë të përkushtuar çdo ditë ndaj jetës së të porsalindurve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit