Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, nesër duke filluar nga ora 19:30, do të paraqitet me koncertin i Vitit të Ri 2026, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Në program do të interpretohen vepra nga Johann Strauss II, Josef Strauss, Leroy Anderson, Maurice Ravel, Peter Hertel, Jacques Offenbach, Franz Schubert, Giuseppe Verdi, Émile Waldteufel dhe Carl Michael Ziehrer.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti skocez Dario Salvi, ndërsa soliste e mbrëmjes është Clara Saitkoulov nga Franca.
Dyert hapen në ora 19:00 dhe mbyllen në 19:30; pas fillimit të koncertit./Klankosova.tv





