Kryeministri Hristian Mickoski sot do të flasë në promovimin e Strategjisë nacionale të TIK – SMART/MK 2030, dokument i harmonizuar me Dekadën digjitale evropiane dhe Agjendën për zhvillim.
Strategjia bazohet në katër shtylla: TIK infrastrukturë dhe ndërlidhje – zhvillim i një infrastrukture të sigurt, të kapshme dhe të qëndrueshme digjitale si bazë për transformimin digjital, Kompetenca digjitale dhe inklizivitet digjital – ndërtim i shkathtësive digjitale dhe sigurim i një qasje të arabartë drejt mundësive digjitale për të gjithë qytetarët, E-sundim dhe shërbime elektronike – avancim i shërbimeve publike, transparencës dhe besimit në institucione përmes zgjidhjeve digjitale dheBiznese, inovacione, inteligjencë artificiale dhe teknologji të reja – nxitje e ekonomisë digjitale, ekosistemi startap dhe zbatimi i teknologjive të reja.
Si vend kandidat, shteti e pranon kornizën e Dekadës digjitale evropiane, e cila prasheh katër qëllime deri në vitin 2030: qytetarët të trajnuar digjital dhe ekspertë të kualifikuar TIK, infrastrukturë të sigurt dhe të ndërlidhur, shërbime publike të dogjitalizuara, biznese të integruara digjitale. =
=





