Kryetari i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), Abdullah Eren, sot do ta vizitojë Kuvendin e RMV-së, ku siç njoftohet, do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
TIKA, si agjenci shtetërore turke, më shumë se dy dekada është aktive në Maqedoninë e Veriut, duke realizuar shumë projekte për përmirësimin e infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit.





