Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara PM10 (tejkalim mbi 150 μg/m³ për dy ditë radhazi) është tejkaluar në pikat matëse Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat në Shkup.
Vlerat e PM10:
| Data | Qendër | Gazi Babë | Karposh | Lisiçe | Rektorat |
|---|---|---|---|---|---|
| 17/12/2025 | 151.78 | 156.55 | 152.69 | 232.26 | 179.25 |
| 18/12/2025 | 186.49 | 178.92 | 180.87 | 266.60 | 186.70 |
Si rrjedhojë, nga Ministria e Mjedisit thonë se kanë marrë masa sivijon:
- Intensifikim i kontrolleve inspektuese ndaj instalimeve industriale me Leje Ekologjike të Integruar, si të tipit A ashtu edhe B, dhe ndaj kantierëve të ndërtimit.
- Sigurimi i qasjes publike në të dhënat e monitorimit të vazhdueshëm të ajrit për instalimet me monitorim.
- Intensifikim i kontrolleve të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht atyre me karburant dizel dhe të paregjistruara.
- Ndalim i djegies së mbetjeve dhe materialeve të tjera në hapësira të hapura.
- Rekomandohet që subjektet juridike dhe punëdhënësit:
- të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç dhe personat me sëmundje kronike (astmë, infarkt të kaluar të miokardit, goditje në tru), me rekomandim mjekësor;
- të riorganizojnë orarin e punës për personat që punojnë në ambiente të hapura, duke sugjeruar punën nga ora 11:00 deri në 17:00.
- Ndalimi i organizimit të aktiviteteve sportive dhe kulturore në ambiente të hapura për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.





