-0.2 C
Skopje
Friday, December 19, 2025

AUV: Janë kryer 262 kontrolle të sigurisë në pakot e Vitit të Ri, u konfirmuan mospërputhje minimale

Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) zbatoi 262 kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese të sigurisë së pakove për fëmijë të Vitit të Ri. Kontrollet, siç informojnë nga AUV, janë zbatuar në depo për paketimin e pakove, markete dhe dyqane që kryejnë qarkullim me këtë lloj prodhimi, me ç’rast janë konfirmuar mospërputhje minimale.

Pas 262 kontrolleve inspektuese të zbatuara të sigurisë për pakot e Vitit të Ri, asnjë operator ushqimor nuk është gjobitur, as nuk është tërhequr ndonjë ushqim i pasigurt.

Për shkak të mospërputhjes midis afateve të deklaratës përmbledhëse dhe afateve individuale të produkteve në paketim dhe për shkak të deklaratave të paplota, shërbimet e inspektimit të AUV-së lëshuan katër vendime duke urdhëruar tërheqjen e pakove të Vitit të Ri nga qarkullimi, dhe dy operatorëve të ushqimit iu lëshuan vendime duke i urdhëruar ata të vendosnin deklarata përmbledhëse në paketime.

“Krahasuar me kontrollet e sigurisë të vitit të kaluar për këtë kategori produktesh, kur u gjetën etiketime të papërshtatshme të paketimeve, mungesë deklaratash dhe datash të deklaruara të skadencës në paketimet, u gjetën gjithashtu pako që përmbanin produkte me data skadimi të skaduara dhe afat të shkurtër ruajtjeje të produkteve, si dhe produkte me veti organoleptike të ndryshuara, këtë vit u identifikuan vetëm mospërputhje minimale midis operatorëve”, thuhet në kumtesën e AUV-së.

Agjencia, siç informojnë, edhe në periudhën e ardhshme, veçanërisht para dhe pas festave të Vitit të Ri, do të vazhdojë me zbatimin e kontrolleve për ndjekjen e sigurisë për këtë kategori produktesh.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit