6.8 C
Skopje
Friday, December 19, 2025

U mbajt mbrëmë nata e dytë e Fest 64!

Në Pallatin e Kongreseve u mbajt dje nata e dytë e edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH.

Mbrëmja u hap me performancën e jashtëzakonshme të balerinës Doris, e cila dhuroi spektakël dhe emocione për spektatorët e pranishëm në sallë, por edhe ata që e ndoqën përmes ekranit.

Këngëtarja Savjana Vjerdha, debutoi e para në skenën e festivalit të Këngës në RTSH, me hitin “Dimër për dimër, vjeshtë për vjeshtë”.

Artistët e tjerë që u ngjitën në skenë ishin Gerta Mahmutaj, Sihana Haxhnikaj, Luna Çausholli, Erik Lloshi, Frensi, Malvina Likaj, Vedat Ademi, Kamela Islamaj, Evi Reçi etj.

Në katër netët e edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH do të debutojnë 28 artistë, mes tyre këngëtarë të njohur dhe artistë të rinj që ngjiten për herë të parë në skenën e këtij festivali.

“Nata e Nostalgjisë”, do të quhet nata e tretë, që do të mbahet nesër dhe do t’i dedikohet autorëve dhe poetëve të këngëve të Festivalit.

Mbrëmja e sotme, kulmoi me përzgjedhjen e 10 këngëve të para që sigurojnë biletën për finalen e madhe.

Më 20 dhjetor, në natën finale do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.

Fituesi i madh do të vendoset nga një balancë mes jurisë (50%) dhe publikut (50%) përmes votimit me SMS. A.K./TemA

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit